Politikë

Salianji kopjon Ramën për t’i bërë qejfin Berishës: Nuk flihet gjumë, në opozitë

Shkruar nga Liberale
Salianji kopjon Ramën për t’i bërë qejfin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se janë protestat ato që fuqizojnë dhe rrisin opozitën, ndërkohë që ai u bë i famshëm dhe është aktualisht në një proces gjyqësor për çështjen “Babale”.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se opozitë krijon besim përmes protestave, propozimeve konkrete, betejës parlamentare dhe takimeve të përhershme me qytetarët, duke mbajtur sërish një pozicion “as këtej dhe as andej”, por dukshëm duke anuar nga “Rithemelimi”. Salianji ka kopjuar Ramën, duke sulmuar Bashën me “gjumin” që kryeministri ia përmende vazhdimisht, për t’i bërë qejfin Berishës pas protestës.

Postimi i Salianjit:

A rritet opozita me protesta më pyet një mik?

Opozita rritet edhe nga protesta, nervi i reagimit qytetar dhe efekti i të ndjerit të fuqisë qytetare e bën shoqërinë më të përgjegjshme dhe përfshin edhe mosbesuesit që nuk përssihen dhe as i afrohen politikës!

Protesta dhe reagimi është një mjet, i pamjaftueshëm por i domosdoshëm, alternativa, figurat e besueshme, propozime konkrete, betejë parlamentare, takime të përhershme me qytetarët etj etj duhet të plotësojnë aksionin opozitar!

Por ka qenë dhe është e qartë që Opozita nuk bëhet në gjumë, me parimin fëmijënor, “fli se rritesh”!

Si mendoni miq, a rriten dhe partitë politike si fëmijët, duke fjetur gjumë?

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH