Aktualitet

Salianji: Dënojnë ata që dalin nga shtëpia për një racion ushqim

Shkruar nga Liberale
Salianji: Dënojnë ata që dalin nga shtëpia për një

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dënon ndryshimet në Kodin Penal duke thënë se do të dënohen me 15 vite burg ata që do të dalin nga shtëpia për të siguruar një racion ushqim.

Statusi i Ervin Salianjit:

Janë mbledhur të papunët më të paguar dhe milionerë për të dënuar me 15 vjet burg ata që duan të punojnë dhe jetojnë!

Ndërkohë që mijëra biznese e punëtore, nxënes e studentë dhe çdo qytetar izolohet për të siguruar mospërhapjen e virusit dalin e mblidhen ata që nuk kanë asnjë punë, dhe as kanë nevojë të punojnë për të siguruar jetën, për të dënuar me 15 vjet burg këdo që del nga shtëpia për të siguruar ndonjë racion ushqim! Me këtë rast ngrenë dorën dhe për të zhvatur në të ardhmen qytetarët për llogari të tyre. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH