Aktualitet

Sali Berisha dhe bashkëshortja votojnë në shkollën "Kosova"

Shkruar nga Liberale
Sali Berisha dhe bashkëshortja votojnë në shkollën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën "Kosova", së bashku me bashkëshorten e tij, Lirie Berisha.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se: “Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. ndaj edhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.”

Sipas Berishës, ka disa problematika që duhet të shqyrtohen sa i përket pajisjeve për votimin elektronik.

"Do të dëgjoni në darë se do të thonë na ndërhynë hakerat iraniane, por në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhynë", tha Berisha.

Kujtojmë se, kreu i KQZ-së Celibashi tha se, në 531 qendra votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH