Globi

Sajoi përdhunimin me spermën e të dashurit të shoqes, arrestohet 16-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Sajoi përdhunimin me spermën e të dashurit të shoqes,

Një 16-vjeçare përfundoi në burg pasi tentoi të simulonte një përdhunim, me qëllim për të akuzuar edukatoren e komunitetit ku ajo qëndronte, se kishte ndihmuar në ngjarje, ose nuk kishte bërë detyrën si duhej. Për ta bërë të besueshëm versionin e saj tërësisht të sajuar, adoleshentja i kërkoi një shoqeje që t'i merrte pak spermë nga i dashuri i saj. Ajo ishte arrestuar më parë nën akuzë për keqtrajtim, zhvatje dhe grabitje ndaj nënës së saj dhe motrës së saj më të vogël 9-vjeçe. Por për shkak të moshës ishte dërguar në një qendër riedukimi.

Sipas "Ttgcom24", gjithçka ishte e planifikuar. Ajo ishte përpjekur të sajonte prova skenike për ta bërë skenën e saj të besueshme për edukatoren, por u ekspozua dhe u arrestua. 16-vjeçarja ngaqë kishte pasur probleme edhe me drejtësinë në të kaluarën dhe për këtë arsye ishte në qendrën e riedukimit. Për të simuluar dhunën seksuale, ajo shkoi deri aty sa i kërkoi një shoqeje tjetër të siguronte spermën e të dashurit të saj. E zbuluar, ajo u dërgua në burgun e të miturve në Pontremoli (Massa Carrara).

Ajo ishte arrestuar dhe dënuar me vendim të Gjykatës së të Miturve të Milanos për akuzën e keqtrajtimit, zhvatjes dhe grabitjes ndaj nënës dhe motrës. Sipas asaj që doli nga hetimet, nga prilli 2021 deri në korrikun e kaluar, vajza kishte rezultuar e dhunshme në familje: kishte keqtrajtuar mamanë dhe motrën e saj të vogël, duke marrë para, duke shkatërruar mobiljet e shtëpisë, dhe kur nuk merrte paratë, i kërcënonte me hakmarrje.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH