Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me titullin: Saga e shkarkimit

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me titullin: Saga e shkarkimit

Saga e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, ka hyrë në sezonin e saj të dytë. Kërkesa mbetet e njëjta dhe pretendimi po ashtu; ai i shkeljes së rëndë të Kushtetutës, ndërsa argumentet e një të katërtës së parlamentit kësaj here u fokusuan tek thirrjet e kreut të shtetit për vetëgjyqësi para, gjatë dhe pas fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Pa humbur kohë maxhoranca e kaloi në Komisionin e Ligjeve, ky i fundit e miratoi, miratimin e dhanë edhe deputetët e parlamentit, ndërsa presidenti ngriti pretendimin se nuk iu la koha të shprehej në një seancë dëgjimore.

Ishte data e kësaj seance, parashikuar nga Komisioni i Ligjeve më 6 maj, ndërsa kreu i shtetit kërkoi që të shtyhej me datën 10 – datë simbolike që përkonte me Ditën Kombëtare të Drejtësisë – por që nuk u mor parasysh.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH