Aktualitet

Safet Gjici “zhduket” nga rrjetet sociale, ja veprimi i fundit

Shkruar nga Liberale
Safet Gjici “zhduket” nga rrjetet sociale, ja veprimi i fundit

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook” pas daljes së video-skandalit dhe komenteve negative ndaj tij.

Pas kësaj, ai ka vendosur të rrijë larg rrjeteve sociale duke zhdukur të gjitha postimet e tij.

Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.

Kujtojmë se dje, ai bëri një postim, ku dha dorëheqjen, por tashmë, as ai postim nuk rezulton në faqen e tij të "Facebook-ut".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH