Politikë

Safet Gjici fiton Kukësin: Qytetarët treguan se nuk janë më një kah politik por mbështetin punën dhe kontributin e dhënë

Shkruar nga Liberale
Safet Gjici fiton Kukësin: Qytetarët treguan se nuk janë më

Ndërsa kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, kandidati socialist në Kukës, Safet Gjici ka shpallur fitoren. Në një deklaratë për mediat, Gjici u shpreh se qytetarët treguan se nuk janë më një kah politik por se mbështetin punën dhe kontributin e dhënë.

“Është një sfidë e jashtëzakonshme që për këto katër vitet e ardhshme kemi shumë punë për të bërë, për të gjithë atë që kemi thënë për një muaj e gjysmë në fushatë, ka ardhur koha t’i vëmë në zbatim premtimet për qytetin. Për herë të parë ne kemi konkurruar dhe kemi marrë për herë të parë bashkinë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Me qytetarët kuksianë kemi biseduar për të gjitha problematikat dhe për çfarë do të bëjmë edhe për katër vitet e tjera. Kukësi tashmë nuk është më një kah, ka treguar se tashmë mbështet punën, projektet, investimet për kuksianët. Do t’u shërbej njëlloj si atyre që na votuan por edhe ata që kishin bindje të tjera.”, tha Gjici.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH