Showbiz

Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për ditëlindje të birin: Të kam djalë të shpirtit

Shkruar nga Liberale
Sabri Fejzullahu emocionon me urimin për ditëlindje të birin:

Ermal Fejzullahu feston sot ditën e lindjes dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet e shumta për artistin. Por duket se urimin më të veçantë, këngëtari e ka marrë nga babai i tij, Sabri Fejzullahu, i cili i ka emocionuar të gjithë me urimin e tij.

Artisti i mirënjohur, ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shihet duke përqafuar dhe puthur të birin, ndërkohë që bashkangjitur me fotos shkruan:

"Ti je bota ime. Ti je dielli që më ngrohë. Ti je një artist i madh me zemër , me zë dhe me shpirt. Ama këto t'i dha publiku shqiptarë dhe e gjithë bota. Ty të dha Zoti zërin, taletin dhe i gatove me punë, me shpirbardhësi dhe me dashuri që dhuron e që merr".

"Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen, humanizmin dhe thjeshtësinë"

"Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur. Dhuro dashuri ngado dhe kudo shkon. U bëfsh edhe 100 o fryma babit", përfundon shkrimin e tij Sabri Fejzullahu

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH