Kosova

Sa vlerë ka nota! Pezullohen dy studente të Filologjikut, pranuan se ishin “seksere” të profesorit

Shkruar nga Liberale
Sa vlerë ka nota! Pezullohen dy studente të Filologjikut, pranuan se

Si pasojë e shkeljeve të rënda disiplinore, raportohet se për gjashtë muaj janë pezulluar dy studente të cilët kishin krijuar një grup në aplikacionin “Viber”, duke u mundësuar studentëve të tjerë t’i përmirësojnë notat në lëndët e Bekim Bejtës, profesor i po ashtu i pezulluar.

Në vendim bëhet e ditur se sudentet e kanë pranuar fajin, sipas raportimit të Gazetës Koha.

“Studentëve t’u shqiptohet masë disiplinore, e cila parashihet në nenin 13, respektivisht paragrafi 1. Pika d. Ndalim i përkohshëm nga fakulteti për 6 muaj, gjatë kohëzgjatjes së masës disiplinore studentëve L.V. dhe E.B. u ndalohet qasja në objektin e Fakultetit të Filologjisë ku i ndjekin studimet, si dhe qasja në platformat zyrtare elektronike“, thuhet në vendimin e Këshillit të Fakultetit Filologjik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH