Aktualitet

'Universitas' vjen sot me: Sa vende pune mund të hapë politika?

Shkruar nga Liberale
'Universitas' vjen sot me: Sa vende pune mund të hapë

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “Sa vende pune mund të hapë politika".

“Në këtë fushatë elektorale, edhe pse qeveria është përqendruar te pandemia dhe rindërtimi, ndërkohë që opozita premton anëtarësim në Bashkimin Europian dhe zgjim të ekonomisë, kanë vijuar megjithatë premtimet për të hapur mijëra vende pune të reja për shqiptarët.”

Po ashtu në rubrikën "Profil" si cdo të shtunë vjen profesori Vladimir Myrtezai. Këtë radhë ai sjell shkrimin me titull “Bar Tokio”.

"Përpara se të fillonim ta bënim të prekshme ëndrrën për të marrë me qira një bar, më ishte rrënjosur në kokë një thënie e një miku tim italian, Alfredo Monticellit, që për nga ecejaket në kohën fizike, e kish kaluar gati gjithë jetën e tij në një diskotekë gjigante, diku afër Riminit, në një provincë modeste e shumë të ngjashme me shumë qyteza të vogla simotra”. 

Po ashtu do të gjeni një Koment nga Paolo Valentino, përkthyer nga Eugjen Merlika, "Merkel dhe trashëgimia e vështirë".

“Fundi i madhërisë nuk vjen kurrë i vetëm, por si një vorbull merr me vete gjithshka që ka pranë”.

Më tej vjen analiza "Rikthimi i besimit te AstraZeneca është detyrë për mjekët – jo për politikanët", nga

Gaby Hinsliff.

Dhe për ta mbyllur sërish me një OP-EDBiden dhe të drejtat e njeriut", nga Joseph S. Nye, Jr.

"Gjatë karrierës së gjatë të Joe Biden në Senatin Amerikan, ai mbështeti gjatë të drejtat e njeriut si një qëllim i politikës së jashtme amerikane. Tani, si president, angazhimi i Biden në këtë fushë po vihet në provë"./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH