Aktualitet

Sa të sigurta janë vaksinat kineze? Tomini: Janë për imunizimin masiv

               Publikuar në : 17:50 - 26/03/21 liberale

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, teksa foli për ardhjen e vaksinave ruse dhe atyre kineze në vendin tonë, si dhe sa të sigurta janë ato, tha në A2, se ato kanë kaluar një proces verifikimi paraprak.

“Duhet të theksoj se hyrjet e vaksinave në territorin shqiptar kalojnë një proces verifikimi paraprak përkundrejt një komisioni imunizimi teknik dhe kombëtar, të cilët vlerësojnë të gjitha të dhënat që kanë certifikuar vaksinat. Ky komitet ka dakordësuar hyrjen e vaksinave si kineze ashtu edhe ruse në Shqipëri, përkundrejt studimeve, qofshin këto edhe të pjesshme. Elementi i fundit, këto studime që para janarit ishin të vakëta, tani firma që ka prodhuar vaksinën ruse ka dorëzuar dosjen në OBSH për t’u futur në përdorim”, tha Tomini.

Më tej, Tomini tregon edhe grupmoshat që do ta marrin fillimisht vaksinën.

“Sinovac, vaksina kineze, do të jetë për një imunizim masiv. Kapacitetet janë aktualisht. Janë përfshirë edhe grupmoshat. Ndërkohë, janë përfshirë edhe grupmoshat specifike. Do të vijojë vaksinimi te fasha mbi 80 vjeç, ndërsa do të fillojë vaksinimi edhe te personat nga 70 në 80 vjeç. Kombinimi i këtyre fashave me të gjithë personelin tonë mbështetës sigurisht që nuk paraqet asnjë lloj dileme, jo vetëm nga komiteti i imunizimit, por edhe komiteti teknik. Vaksinat janë certifikuara nga autoritetet rregullatorë të vendeve që e kanë prodhuar dhe e kanë kaluar të gjithë sitën e institucioneve që e kanë miratuar atë për popullatën e tyre. Më shumë se 160 milionë doza janë shpërndarë në mbarë botën, në 22 vende që e kanë në aplikim të popullatës së tyre. Deri tani, mbi 70 individë në mbarë botën kanë marrë vaksinën e Sinovac”, u shpreh Tomini.

Por kush do të vaksinohet pas marrjes së dozave nga personat mbi 70 vjeç? “Me ardhjen e sasive të tjera të vaksinave do të ulet fasha në mbi 60 vjeç e më tej. Do t’i jepet prioritet edhe grupet me sëmundje të tjera. Por kjo do të vijë në mënyrë graduale”.

 

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back