Showbiz

Sa prift ishte Fan Noli? Ikonomi: Kishte vizion, përdori kishën për kombin

Shkruar nga Liberale
Sa prift ishte Fan Noli? Ikonomi: Kishte vizion, përdori kishën

Shkrimtari dhe gazetari, Ilir Ikonomi ka botuar librin e tij “Apostulli”, ku flet për jetën e shkrimtarit dhe politikanit Fan Noli.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ikonomi u shpreh se Fan Noli, pasi mbante mesha në kishë, gjithmonë mbante fjalim politik, që nuk kishte lidhje me fenë.

Sipas Ikonomit, Fan Noli ishte vizionar dhe përdori kishën për kombin.

“Noli ka folur jashtëzakonisht shumë për historinë e Shqipërisë. Unë nuk di që një politikan tjetër të ketë folur. E dini çfarë? Është një gjë shumë e rëndësishme që duhet ta them këtu. Noli ishte vërtet një prift dhe mbante mesha në kishë, por pas meshës, mbante gjithmonë një fjalim dhe ky ishte një fjalim politik. Dhe ky nuk kishte lidhje me fenë, fare. Fjalimi pas meshës ishte politik. Ka njerëz që thonin ishte ateist ka njerëz që thonë, jo, nuk ishte ateist. Jam duke e eksploruar këtë. Por asnjëri nuk e di se çfarë ka tjetri ka në shpirtin e vet.

E di pse janë këto lloj dyshimesh? Duket sikur politika me priftërinjtë nuk shkojnë. Por unë takova në Prishtinë Dom Lush Gjergjin, këto dy gjëra tha, në rastin e Nolit, janë si dy këmbët e një njeriu. Noli i ka përdorur me mjeshtëri, kishte vizion që ta përdorte kishën për kombin”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH