Globi

“Sa para ke në bankë?”, Princi William habit me sinqeritetin e tij

Shkruar nga Liberale
“Sa para ke në bankë?”, Princi William habit me

Sa para keni në llogarinë tuaj bankare? Jemi të sigurtë që e dini edhe qindarkën më të fundit. Mirëpo, të jesh princ, e ke këtë “problem” sa nuk e di sa para ke. Me kaq shumë sinqeritet është përgjigjur edhe princ William.

Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Williamin: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare? Përgjigja e Uilliam ishte shumë e thjeshtë.

“Nuk e di”, tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje.

Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por ajo që është e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.

E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi william trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH