Aktualitet

Sa një mijë fjalë: A ishte ky mesazhi ‘shock’-ues i kësaj fotoje?

               Publikuar në : 12:32 - 11/06/20 liberale

Nga Gerti Gjyzeli

Duke parë në një prej ditëve të shkuara një foto të dy prej politikanëve më të njohur të Shqipërisë, m’u kujtua një thënie rreth fotografisë me mesazh të cilat kanë rastisur të fiksojë në objektiv një tablo jostandarte: “një foto, sa një mijë fjalë!”.

Duke dashur mos i kaloj një mijë fjalët për mos të garuar me foton në fjalë, dhe duke mos dashur të rikujtoj as foton e nënkuptuar, duke patur parasysh atashimin që kemi si popull me TV dhe aq më tepër me lajmet, mendoj se në vijim shumëkujt mund t’i vijë ndërmend fotoja për të cilën bëhet fjalë.

Photo opp-et e politikanëve në ndryshim me ato të ngjarjeve sociale, kulturore apo dhe të konflikteve, kanë një tablo të kundërt nga realiteti ku ndodhin.

Kështu, nëse një foto nga vendet e konfliktit rreket të shfaqë apo të evidentojë një sërë problematikash apo atë që përpiqet të fshihet nëpërmjet versioneve zyrtare të vendeve në konflikt, në rastin e foto-politikës ajo shpesh përpiqet të shfaqë një kinse normalitet në paskuintat e politikës.

Fokusi në foton e sipërpërmendur ishte brryli që i drejtuan njeri-tjetrit dy politikanët në fjalë duke kryer një përshëndetje të periudhës koronare dhe post-koronare.

Akrobatët e politikës sonë na shfaqën herë pas here me profile të ndryshme; njëherë duke trokitur gotat, njëherë duke ngjeshur armët, njëherë duke kthyer vizitat dhe herë-herë duke futur brrylat.

Siç u cek dhe më sipër, duke qenë se jemi në popull TV(lajme) addicted, atëherë është rreziku që mund të përjetojmë një mini-shock nga bombardimi virtual me pamje ta ndryshme të politikës sonë duke mos na lënë kohë të mendojmë.

E këtu, ndërmend na vjen një foto monumentale e fotografit të njohur britanik Don McCullin, i cili në një nga betejat më të ashpra të Vietnamit fiksoi një ushtar amerikan nën shock mbështetur në armën e tij dhe shikimin e ngulitur drejt aparatit (në rastin ton ekranit), ku në këtë foto, fotografi i njohur shprehet se e shkrepi armën e tij (aparatin fotografik) disa herë rradhazi dhe në të gjithë këto shkrepje të gjitha fotot ngjanin si një e vetme, pasi ky ushtar nën shock gjendej pothuajse si i mpirë.

Dhe publiku ynë, i mpirë nga break dance i politikës dhe politikanëve tanë, dhe nën shock-un e betejave (dis)informative, e ka të vështirë të vijë në vete dhe të kuptojë se politika dhe politikanët tanë ato brryla ka shume gjasë se nuk i kane për njëri-tjetrin por ndoshta i kanë për ne, spektatorët e tyre.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back