Pedagogu Shezai Rrokaj, theksoi se fjalori i madh i Gjuhës Shqipe do të ketë deri në 100 mijë fjalë, nga rreth gjysma që ka pasur fjalori i parë që u hartua pas unifikimit të saj.
Ish rektori dhe gjuhëtari Shezai Rrokaj u shpreh se bëhet fjalë për një fjalor normativ që do të jetë i përdorshëm në administratë, në mediat, letërsi e shkolla.
“Dëshira jonë dhe koncepti ynë shkon deri në 100 mijë fjalë. Është dyfishimi i fjalorit ekzistues. Pra bëhet fjalë për fjalorë normativ, pra që është i përdorshëm në administratën e shtetit në letërsi, në media në shkollë”- tha Rrokaj, teksa ishte i ftuar në Euronews Albania.