Aktualitet

Sa do të zgjasin reshjet e shiut? Lajda Porja: Nesër rrebeshe në të gjithë vendin, por të enjten ndodh kthesa e motit

Shkruar nga Liberale
Sa do të zgjasin reshjet e shiut? Lajda Porja: Nesër rrebeshe në

Prej ditës së sotme dhe deri në mesjavë, do të kemi përkeqësim të motit, shoqëruar me reshje shiu në formë rrebeshesh, si dhe ulje të temperaturave. Kështu u shpreh meteorologia Lajda Porja, teksa bëri një parashikim të motit për javën që  kemi para.

Ajo tha se moti do të përmirësohet pas të mërkurës, ku pritet të ketë intervale të gjata me kthjellime, vranësira të shpeshte dhe shira të izoluara në ekstremin verior.

“Kjo javë do të jetë një javë tipikë vjeshte. Sa i përket reshjeve, ata priten të jenë prezente duke filluar që sot. Pritet që reshje të dendura të ketë sonte gjatë natës dhe ditën e martë, ku nuk do të mungojnë rrebeshet i shiut në të gjithë territorin.

Ditën e mërkurë do të ketë reshje, por do të jenë në sasi më të pakta. Duke filluar nga dita e enjte, do të kemi përmirësim të dukshëm të motit, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime, vranësira të shpeshta, dhe shira të izoluara në ekstremin verior.” -tha meteorologia.

Ndërsa sa u përket temperaturave, Porja tha se do të pësojnë rënie në pjesën e parë të javës, por do të rriten gradualisht pas të mërkurës dhe në fundjavë do të arrijnë deri në 28 gradë.

“Sa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë sot do të pësojnë rënie sidomos në mëngjes, minimalet janë 7 gradë në zonat malore, ndërkohë që maksimalet jo më shumë 25-26 gradë.

Dita e martë, relativisht do të jetë shumë e freskët, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë. Duke filluar pas ditës së mërkurë dhe pjesë e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave graduale, duke bërë që fundjava të regjistrojë sërish temperatura deri në 28 gradë.” -shtoi Porja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH