Aktualitet

Sa do të kushtojë një vaksinë kundër Covid-19

Shkruar nga Liberale
Sa do të kushtojë një vaksinë kundër Covid-19

Shqipëria është pjesë e platformës Gavi, që ka një marrëveshje për të marrë një sasi vaksinash që do të prodhohen nga BionTech dhe Pfizer. Por sipas kësaj marrëveshjeje, vaksina do të jetë e disponueshme për vetëm 20% të popullsisë. Pritet që autoritetet të përcaktojnë shtresat që do të përfitojnë të parat nga vaksina kundër Covid.

'Reuters' raporton se ditën e sotme Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës. Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milion vaksina tani dhe të kenë mundësi të blejnë 100 milion të tjerë më vonë.

BE do të paguajë më pak se 19.50 dollarë për vaksinë, i tha Reuters një zyrtar i lartë i BE i cili foli me prodhuesit e vaksinave, duke shtuar se çmimi pjesërisht pasqyron mbështetjen financiare nga BE dhe Gjermania për zhvillim. Rezulton se çmimi në BE do të jetë pak më i lartë se 2 mijë lekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH