Aktualitet

Rusia zbulon fajtorët e shpërthimi të urës në Krime, arreston 8 persona

Shkruar nga Liberale
Rusia zbulon fajtorët e shpërthimi të urës në Krime,

Shërbimi sekret rus FSB njoftoi këtë të mërkurë se ka vënë në pranga 8 personave për shpërthimin në urën Kerç në Krime.

“Kemi përcaktuar se organizatori i sulmit terrorist në urën e Krimesë ishte kreu i Shërbimit Qendror të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Në njoftim thuhet se ukrainasit Tsyurkalo Mikhail Vladimirovich, Kovac Denis Olegovich, Solomko Roman Ivanovich, gjeorgjiani Inosaridze Sandro, një ndërmjetës i quajtur "Levan" dhe një armen ishin të përfshirë në organizimin e lëvizjes së kamionit nga Bullgaria në portin e Potit në Gjeorgji dhe nga atje në Armeni.

Sipas FSB-së midis 29 shtatorit dhe 3 tetorit ngarkesa u konsiderua e ligjshme në Jerevan, Armeni dhe dokumentet shoqëruese u zëvendësuan.

Më 4 tetor, siç thuhet në njoftimin rus, ngarkesa në një kamion nga Gjeorgjia ka kaluar kufirin ruso-gjeorgjian në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm dhe më 6 tetor është dorëzuar dhe shkarkuar në qytetin e Armavirit.

Një ditë më vonë, siç pretendohet, me ndihmën e R. Solomko, një ukrainas 35-vjeçar të quajtur Zlob Vladimir Vasilyevich dhe pesë rusë, dokumentet e ngarkesës u ndryshuan përsëri për të bërë të duket se marrësi ishte një kompani inekzistente në Krime.

Në të njëjtën ditë, paletat u ngarkuan në një kamion që i përkiste 51-vjeçarit rus Yusubov Makir, i cili u largua nga qyteti i Simferopolit dhe më 8 tetor, në orën 6:03 të mëngjesit, shpërthimi ndodhi teksa ndodheshin në Krime.

Shërbimi sekret rus pretendon gjithashtu se kontrollin e lëvizjes së ngarkesës përgjatë rrugës si dhe kontaktet me pjesëmarrësit, e ka pasur një punonjës i shërbimeve sekrete ukrainase, i cili figuron me emrin “Ivan Ivanovich”.

“Deri më tani, pesë rusë dhe tre persona nga Ukraina dhe Armenia, të cilët morën pjesë në përgatitjen e krimit, janë arrestuar në kuadër të hetimeve”, përfundon deklarata e FSB-së e raportuar nga Ria Novosti./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH