Misioni më i rëndësishëm këto kohë i ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev është që të sulmojë vazhdimisht perëndimin dhe liderët evropian. Me një gjuhë të ashpër, ai u tall me vizitën e tre liderëve evropianë në Kiev. Por sulmi ka vazhduar ende, ku krahason liderët e sotëm, me ata që kanë drejtuar më parë.
Në një postim të gjatë në Telegram, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit hodhi poshtë klasën politike evropiane.
“Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, e cila për mendimin tim është larg optimales”.
Sipas tij, problemi i degjenerimit të politikës evropiane lidhet me faktin se ajo është bërë një rezervë e zbehtë e solistëve amerikanë. “Charles de Gaulle mund të kundërshtonte çdo president amerikan. Dhe tani cilët evropianë do ta bëjnë pa shtrënguar duart? Ata nuk mendojnë për të ardhmen. Janë të kufizuar vetëm nga qëllimet e tyre të dobëta elektorale”, shton më tej Medvedev.
“Për një kohë të gjatë unë kam qenë në kontakt me liderë të huaj dhe mund të shoh se sa ka rënë niveli i politikanëve perëndimorë. Në njëzet vitet e fundit kjo ka ndodhur fjalë për fjalë para syve të mi. Natyrisht, në Evropë. Nuk ka mbetur asnjë politikan si Helmuti, Kohl, Zhak Shirak apo Margaret Thatcher. Natyrisht, këta kanë qenë ndonjëherë pro-rusë. Politikanët e fortë nuk kanë qenë kurrë rusofobë. Pyetja është krejtësisht e ndryshme”, thotë ish-presidenti, duke shtuar se kjo gjendje krijon problem për botën, por edhe për Rusinë.
“Kalibri i politikanëve po zvogëlohet në mënyrë të pashmangshme. Siç vërejti me të drejtë Vladimir Putin, “pas vdekjes së Mahatma Gandhit, nuk është më askush që mund të flasë ‘”./Liberale.al