Globi

Rusia: Të gatshëm ta sjellim vaksinën “Sputnik-V” në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

Ambasada ruse në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar qeverisë shqiptare duke thënë, se Rusia është e gatshme që të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” në vendin tonë. Negociatat sipas ambasadës ruse zhvillohen me fondin Rus të Investimeve Direkte.

“Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri”, thuhej në postimin që i drejtohej drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga.

Ambasada ka sjellë disa informacione ku thotë se vaksina “Sputnik-V” është e para e regjistruar në botë dhe efikasiteti i saj arrin në 91.4%. Kostoja për dozë për këtë vaksinë është më pak se 10 dollarë sipas ambasadës ruse.

Më tej, ambasada ruse sqaron se vaksinimi me “Sputnik-V” ka nisur edhe në Rusi e Argjentinë, ndërkohë që janë më shumë se 50 vende që kanë aplikuar për të blerë 1.2 miliard doza të vaksinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH