Globi

Rusia sulmon me dronë iranianë disa qytete të Ukrainës

Shkruar nga Liberale
Rusia sulmon me dronë iranianë disa qytete të Ukrainës

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë 'Shahed' të lëshuar nga Rusia të martën herët në mëngjes, shumica prej tyre ndaj rajonit të Kievit. Njoftimi u bë nga zyrtarë ukrainas. Sulmi ekspozoi boshllëqet në mbrojtjen ajrore të vendit pas pothuajse 16 muajsh lufte.

Forcat ruse vunë në shënjestër kryesisht rajonin rreth kryeqytetit ukrainas në një sulm me dronë që zgjati rreth tre orë, por mbrojtja ajrore ukrainase në këtë zonë rrëzoi rreth 22 prej tyre.

Kjo ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj rajoneve të Ukrainës, që shtrihej deri në rajonin e Lvivit, në perëndim të vendit, pranë Polonisë.

Dronët 'Shahed' arritën deri në Lviv për shkak të paaftësisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të mbuluar një zonë kaq të gjerë, tha zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat.

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë kryesisht të përqëndruara në mbrojtjen e qyteteve të mëdha dhe objekteve kyçe të infrastrukturës, përfshirë centralet bërthamore dhe vijën e parë të frontit, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH