Globi

Rusia nis shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit

Shkruar nga Liberale
Rusia nis shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit

Rusia është vendi i parë që nis shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në Ruso tha se grupi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe se dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Ministria po ashtu tha se një fushatë masive për vaksinim kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri, do të nisë muajin tjetër.

Pavarësisht nga mungesa e të dhënave publike, Rusia e miratoi vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vaksina siguron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se një nga vajzat e tij është vaksinuar.

Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve, të cilët kanë thënë se Rusia po nxiton të nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet rigoroze shkencore që kërkohen për ilaçe të tilla.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH