Kryesore

Rusia miraton vaksinën e dytë për Covid-19

               Publikuar në : 18:10 - 14/10/20 liberale

Rusia ka dhënë miratimin për një vaksinë të dytë Covid-19, sipas regjistrit të saj të ilaçeve të autorizuara.
Lajmin e konfirmoi vetë Presidenti, Vladimir Putin në një takim qeveritar ditën e sotme.

Vaksina u zhvillua nga Instituti Vektor në Siberi dhe përfundoi provat njerëzore të fazës së hershme muajin e kaluar, shkruan Reuters.

“Ne kemi nevojë për të rritur prodhimin e vaksinës së parë dhe të dytë. Ne po vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët tanë të huaj dhe do të promovojmë vaksinën tonë jashtë vendit”, tha Putini.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back