Kryesore

Rusia me një vaksinë të dytë kundër Covid-19

               Publikuar në : 18:03 - 22/09/20 liberale

Rusia po pret miratimin e një vaksine të dytë të mundshme kundër Covid-19 deri më 15 tetor, thanë autoritetet shëndetësore.

“Ka filluar procesi i miratimit të vaksinës Epivakkorona. Përfundimi i procesit të miratimit për vaksinën Epivakkorona pritet në 15 tetor 2020”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rusi.

Fazat e para të provave klinike të vaksinës përfunduan javën e kaluar.

Rusia ka miratuar vaksinën e parë kandidate kundër koronavirusit të ri. Faza e tretë e provave klinike të kësaj vaksine, e quajtur Sputnik-V, që përfshin 40,000 vullnetarë, është duke u zhvilluar.

Pas miratimit të vaksinës, do të kryhen provat klinike në të cilat do të marrin pjesë njerëz mbi moshën 60 vjeç, si dhe njerëz që vuajnë nga sëmundje kronike.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back