Globi

Rusia: Mbetemi të përkushtuar ndaj eksplorimit hënor

Shkruar nga Liberale
Rusia: Mbetemi të përkushtuar ndaj eksplorimit hënor

Gara për të eksploruar dhe zhvilluar burimet e Hënës ka filluar dhe Rusia duhet të mbetet një lojtar pavarësisht dështimit të misionit të saj të parë hënor në 47 vjet, tha të hënën kreu i agjencisë ruse hapësinore Roskosmos.

Anija hapësinore ruse Luna-25 doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në Hënë të shtunën pas një problemi në përgatitjen për orbitën e para-uljes, shkruan Reuters.

Problemet filluan për robotin rus teksa ai po përgatitej për uljen në Hënë. Misioni ishte i pari në sipërfaqen hënore në pothuajse 50 vjet për Rusinë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH