Globi

Rusia kërcënon anijet transportuese, rriten çmimet e drithërave

Shkruar nga Liberale
Rusia kërcënon anijet transportuese, rriten çmimet e

Çmimet e drithërave janë rritur ndjeshëm në tregjet globale, pasi Rusia ka thënë se do t’i konsiderojë anijet që nisen me drithëra nga portet ukrainase si shënjestra potenciale ushtarake.

Moska është lartuar të hënën nga marrëveshja e Kombeve të Basskuara, e cila ia ka mundësuar Ukrainës që t’i transportojë drithërat përmes Detit të Zi.

Në tre netët e fundit, Rusia i ka bombarduar objektet ku Ukraina e ruan grurin, në Odesa dhe qytetet tjera.

Moska, po ashtu, ka paralajmëruar se nga dita e enjte, secila anije që do të shihet rreth brigjeve të Ukrainës, do të konsiderohet si palë afër “regjimit të Kievit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge, ka sugjeruar se Rusia është duke planifikuar që t’i godasë anijet civile, dhe më pas t’ia lë fajin Ukrainës.

Ai ka thënë se Rusia ka vendosur shumë mina afër porteve ukrainase, me qëllim që t’i arsyetojë sulmet ndaj anijeve civile.

Kremlini, deri më tani, nuk ka reaguar ndaj këtyre supozimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH