Globi

Rusia “gozhdohet” nga acari, temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Shkruar nga Liberale
Rusia “gozhdohet” nga acari, temperaturat në Siberi bien

Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues 56 gradë të hënën, ndërsa kryeqyteti i Rusisë, Moska, është përballur me reshje rekorde të borës dhe pengesa në fluturime.

Në Republikën Saka, e cila ndodhet në verilindje të Siberisë dhe është shtëpi e Jakutskut, njërit prej qyteteve më të ftohta në botë, temperaturat ranë në minus 50 gradë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të këtij vendi.

Në Oimiakon, një zonë në Saka, temperaturat ranë në minus 56 gradë të hënën mbrëma.

Meteorologët rusë thanë se do të jetë sikur të ishte më shumë se minus 60 gradë në Oimiakon, duke marrë parasysh erën dhe lagështinë e ajrit dhe se temperaturat do të bien edhe më shumë gjatë natës.

‘Në pjesën evropiane të Rusisë, në territoret siberiane dhe urale, acari pritet të rritet në javët e para të dhjetorit’, tha Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik i Rusisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH