Ndërkombëtare

Rusia fillon vaksinimin kundër Covid

               Publikuar në : 12:13 - 05/12/20 liberale

Rusia ka filluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid-19. Ata që janë më të rrezikuarit nga Covid, do të marrin vaksinën të parët në qendra shëndetësore të Moskës.

Rusia po përdor vaksinën e saj Sputnik V, e cila u deklarua si mbi 90% efektive pak javë më parë dhe tashmë është aprovuar përdorim në popullatë nga autoritetet shëndetësore.

Shkencëtarët që kanë krijuar këtë vaksinë shprehet se ka një efekt deri në 95% dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë nga dy të tilla, por ende nuk është e qartë se sa vaksina do të prodhojë.

Deri tani sipas raportimeve nga autoritetet, bëhet me dije se deri në fund të vitit do të prodhohen 2 milionë doza.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back