Aktualitet

Rusia: 150 mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar në Ukrainë, ja sa prej tyre janë vrarë

Shkruar nga Liberale
Rusia: 150 mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar në

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë.

Sipas tabelës së publikuar në Facebook nga ambasada ruse, numri i mercenarëve është ndarë sipas kontinenteve, ku në Evropë, ka pasur mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas dokumentit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, që prej fillimit të luftës më 24 shkurt, nga Shqipëria kanë shkruar 150 mercenarë, 42 prej të cilëve janë vrarë dhe 40 janë ekstraduar.

Po ashtu, nga Kosova kanë shkuar 156 mercenarë, 61 prej të cilëve janë vrarë dhe 60 janë ekstraduar.

Vendin e parë në Evropë e mban Polonia, prej së cilës kanë shkuar në Ukrainë 1631 mercenarë.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1248222,1248223"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH