Globi

Rusi/ Vuri në garë pastruesen, ajo i 'rrëmben' postin

Shkruar nga Liberale

Për katër vitet e fundit, Marina Udgodskaya ka pastruar zyrat e ndërtesës së qeverisë lokale në Povalikhino, Rusia rurale.

Tani ajo do t ulet në vendin e shefit, pasi ka fituar në zgjedhjet e zhvilluara në fillim të këtij muaji.

Kur askush në fshat nuk u regjistrua për të sfiduar Nikolai Loktev, i cili është nga partia pro-Kremlin Rusia e Bashkuar, ai e bindi Znj. Udgodskaya të regjistrohej si "rivale" e tij për të siguruar kërkesën minimale të dy kandidatëve.

Ky plan dha një efekt të kundërt kur pastruesja e mundi atë.

“Nikolai Loktev mendoi se askush nuk do ta votonte atë dhe se ai do të qëndronte në postin e tij. Por njerëzit thanë mjaft dhe ata dolën dhe zgjodhën Marina Udgodskaya,” tha një anëtar i komisionit lokal të zgjedhjeve për BBC nga Povalikhino.

Zonja Udgodskaya u përmbyt nga kërkesat dhe telefonatat pasi fitorja e saj e befasishme u bë në lajm në mediat kombëtare.

Ajo ka ndaluar së përgjigjuri në telefonin e saj dhe ka mbajtur një profil të ulët përpara inaugurimit të saj  këtë javë.

Por në një nga intervistat e para, ajo dukej e shtangur nga fitorja e saj, duke e përshkruar veten si një kandidate "false" e cila nuk ishte "e gatshme" për një promovim kaq të shpejtë.

"Nuk mendoja se njerëzit do të votonin për mua", tha ajo për kanalin e lajmeve Telegram Podyom. "Unë nuk bëra asgjë! “

Pavarësisht kësaj, ajo fitoi pothuajse 62% të votave. Shefi i saj mezi arriti 34%.

Asnjë kandidat nuk bëri fushatë në mënyrë aktive para zgjedhjeve: pa tabela, pa broshura, pa takime me votuesit. Vendasit pretendojnë se është e padobishme kur të gjithë i njohin të gjithë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH