Aktualitet

"Ruhemi nga sulmet", gruaja shqiptare që jeton në Izrael: Çdo shtëpi këtu ka një dhomë të blinduar

Shkruar nga Liberale
"Ruhemi nga sulmet", gruaja shqiptare që jeton në Izrael:

Lufta në Izrael ka shkaktuar mbi 700 të vrarë e mijëra të plagosur. Ndërkohë shqiptarja Irena Steinova, që jeton në Izrael foli për tmerrin që po përjetojnë njerëzit atje.

Ajo tha se Izraeli para 25 vitesh dha urdhër që në çdo ndërtim që bëhet, apartamentet apo shtëpitë të kenë një dhomë të blinduar. Steinova tha se ajo nuk ka një dhomë të blinduar, por të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar në 25 vitet e fundit e kanë një dhomë të tillë.

“Gati 25 vite më parë Izraeli dha urdhër që kur të ndërtohen godinat, çdo shtëpi të ketë dhomën e blinduar dhe njerëzit futen në dhoma. Unë nuk kam, por të gjithë shtëpitë që janë ndërtuar 25 vitet e fundit, kanë dhoma të blinduara”, tha ajo në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH