Aktualitet

Rudina Xhunga zbulon pyetjen që nxehu Berishën: Nuk erdhi në emision

               Publikuar në : 11:47 - 27/05/20 liberale

“Nuk mbaj mend të kem parë një gazetar t’i kenë bërë një intervistë Berishës, siç i kanë bërë Edi Ramës”, i tha Mustafa Nano gazetares Rudina Xhunga në emisionin e tij “Provokacija”.

Ndërsa kjo e fundit ju përgjigj se gjatë një interviste që i kishte bërë ish-kryeministrit ai nuk kishte reaguar mirë dhe për shumë kohë nuk kishte shkuar në emision. Sipas Xhungës pyetja kishte të bënte me origjinën e tij, fshatin Viçidol të Tropojës.

Pjesë nga biseda në emision: 

Rudina Xhunga: Unë i bëra në një intervistë, një pyetje që m’u duk e bëshme. E pyeta: “Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fakt?”. E bera se ashtu e mendoja atehere. Ai pati një portret që…, nuk me erdhi me pas, por me erdhi pastaj me vone, ne nje interviste shume te mire.

Mustafa Nano: E ka kompleks vendin e origjinës. E kisha pjese te Show tim, Berisha s’ka folur kurrë në 30 vite për fshatin e vet.

Rudina Xhunga: Dhe bën gabim, se ka një fshat shume te bukur.

Mustafa Nano: Kur e kanë pyetur me duket se e ka pyetur Fevziu, ishte çfarë kujton nga fëmijëria, dhe ai tha: ‘Unë kujtoj kuajt, shife ca leximi surreal qe i ben ai vendit te origjines, pra tha: mbaj mend ujërat dhe tingujt e këngës “padam padam.” Shiko sa të thellë e ka kompleksin, që nuk përmend çiftelinë dhe gjera qe jane te zones.

Rudina Xhunga: Ime me ka qene mesuese dhe ka pasur drejtor shkolle vëllain e Sali Berishës, qe nuk jeton me, dhe ajo flet me te njejten dashuri per ate vend, dhe thote qe ishte nje fshat i jashtezakonshem. Unë kur vajta e vizitova pata të njëjtin mendim, ishte i jashtëzakonshëm.

Pastaj varet kur me kalimin e kohës njeriu fiton një lloj sigurie dhe tregon per te kaluaren ose per kujtimet e keqija te te kaluares. Njerezit qe na qeverisin nuk jane te bere thjesht te bere prej politikes, por edhe për shkak të karaktereve, për shkak fshatit ku linden, të gjërave që kanë urryer, grave që kanë patur apo kanë, te gjitha eshte mire te jene transparente kur jane ne politike, nje lider pa kuptuar karakterin s’është kurrë i kuptueshëm.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back