Aktualitet

Rudina Hajdari tha se e kërcënoi, reagon Korab Lita

               Publikuar në : 12:51 - 28/10/19 liberale

Deputeti Korab Lita në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit tha se nuk e ka kërcënuar, deputeten Rudina Hajdari.

“Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”, pohoi ai.

Por sot gjatë fjalës së saj në Parlament, demokratja tha se është e papranueshme që të kërcënohen deputetët nga kolegët e tyre.

“Nuk mundet që një femër të kërcënohet brenda Kuvendit. Ju kam dërguar një kërkesë që të merren masa sigurie, ashtu siç ka jashtë Kuvendit, të ketë edhe brenda sallës. Më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar në zyrë. Merrni masa para se të ketë ndonjë viktimë”, ka thënë Hajdari. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back