Aktualitet

Rudina Hajdari: Tani do luftoj në Parlament! Ja çfarë kërkoj

Shkruar nga Liberale
Rudina Hajdari: Tani do luftoj në Parlament! Ja çfarë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha se do mundohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura, si edhe për përfshirjen e votës së emigrantëve, që reforma zgjedhore të jetë e plotë.

“Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes. Po flasim për gjëra teknike që si kemi ne në dorë. Na mbetet ta kodifikojmë dhe ta cojmë në Parlament marrëveshjen. Beteja ime tani është në komision dhe në Parlament ku do të diskutohet për elementët shtesë që duhet t’i bëjmë. Pa e ndryshuar marrëveshjen por duke i shtuar elementët që të orintohehen interest e qytetarëve. Ne do shtojmë listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit, e duam propocinal kombëtar me lista të hapura. Në vijim do ngulim këmbë edhe për votën e diasporës që të bëhet një reformë zgjedhore e plotë”, tha Hajdari. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH