Aktualitet

Rudina Hajdari: Ja ç'u diskutua në mbledhjen për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Rudina Hajdari: Ja ç'u diskutua në mbledhjen për

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ajo tha se janë ndarë grupet e punës që do të punojnë në tri drejtime, për të ndryshuar sistemin, për të korrigjuar paragrafët e Kodit Elektoral për pjesën e financimit të partive politike, po ashtu dhe për përfshirjen e emigranteve në votime.

“Konstituam grupet e punës për sistemin zgjedhor dhe financimin e partive politike si dhe të drejtën e emigrantëve për të votuar. Synimi ynë është që të dobësojmë rolin e kryetarëve… Sistemi që synojmë është proporcional kombëtar me lista të hapura.

Opozita jashtë parlamentit nuk deshi të vijë në këtë tryezë, por në mënyrë virtuale bëri disa propozime. Ne do i marrim në konsideratë.

Opozita jashtë parlamentit është mirë që të bëhet pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhor, por edhe nëse nuk duan të marrin pjesë ne do i marrim në konsideratë propozimet e tyre.

Duam që reforma zgjedhore nuk do të jetë me dy faza, apo me tre faza, por një reformë zgjedhore tërësore”, tha ajo. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH