Showbiz

Rudina Dembacaj: Te Marku gjeta vetitë e burrnisë, me fëmijët e tij..

Shkruar nga Liberale
Rudina Dembacaj: Te Marku gjeta vetitë e burrnisë, me

Aktroja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka folur hapur për jetën private dhe lidhjen e re me Mark Frrokun. Ajo ka treguar se nuk i pëlqen të fshihet dhe prandaj vendosi ta bënte publike edhe lidhjen e re.

Ne po shijojmë dashurinë, po na ha kohë dhe biznesi dhe për fatin tim të mirë, edhe Marku më quan fat dhe unë e quaj fat. Njerëzit e njohin si Mark Frroku i mediave, unë dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi. Marku është verior dhe tek ai kam gjetur gjithë vetitë e burrnisë që ka babi im, tek familja e Markut kam gjetur traditëm familjare me të cilin jam rritur. Kam gjetur një shok shumë të mirë me të cilin bëj shumë humor, qesh pafund. Një partner mbështetës në çdo ide, më pëlqen totalisht, çfarë të them unë? Jam kokë e këmbë tani", është shprehur ajo në emision "Rudina".

Para një viti e gjysmë, gruaja e Mark Frrokut ndërroi jetë dhe ai është sot baba i tre fëmijëve, me të cilët Dembacaj tregon se tashmë janë një familje dhe kanë marrëdhënie të mirë.

Fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal ndonjëherë të jem afër nënës me veprime, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Dhe më beso unë nuk kam zgjedhur jetën më të lehtë që mund të zgjidhte dikush. Unë kam zgjedhur të jetoj me dashuri në gjithë vështirësitë që ka. Nuk është e lehtë që fëmijë që i ka lënduar jeta dhe nuk është e lehtë që nënë, siç është nëna e Markut, edhe prindërit e Markut që kanë goxha zemër të lënduar, të arrish dhe t’u kthesh buzëqeshjen dhe harmoninë në shtëpi", ka thënë ajo./Gazeta Liebrale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1120281,1120280,1120279,1120278,1120277"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH