Sport

Rudi Vata: Ju tregoj pikat e forta të Islandës

               Publikuar në : 14:41 - 08/06/19 Liberale

Ish-kapiteni i Kombëtres, Rudi Vata, foli në një lidhje direkte nga Islanda për “RTSH”, ku analizoi kundërshtarët islandesë. Sipas Vatës, pritet një ndeshje e kujdesshme, teksa ajo skuadër që do të gabojë më pak do të triumfojë.

“Ky kundërshtar nuk është komod, sepse luan një futboll të thjeshtë dhe efikas. Janë shumë të mirë organizuar. Luajnë me intestitet të lartë. Situatat e vogla, i bëjnë situatë të mëdhaja. I kushtojnë vëmendje detajeve. Janë shumë të mirë në goditjet standarte. I përshtaten lojës britanike. Është një kombëtare që në 2 sezonet e fundit ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

Një ndeshje e rëndësishme si për ne ashtu edhe për Islandën. 3 pikët e sotme janë shumë të domosdoshme. Besoj që do shikojmë një ndeshje të kujdesshme. Ai që do të gabojë më pak do të fitojë ndeshjen”, – u shpreh Vata./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *