Aktualitet

Ruçi thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ditën e hënë

Shkruar nga Liberale

Parlamenti pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme gjatë ditës së hënë.

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka kërkuar thirrjen e seancës më datë 4 në orën 17:00, ku në rend dite është miratimi i dekreteve të presidentit Ilir Meta për dy ministrat e rinj të kabinetit.

Thirrja e seancës nga ana e Ruçit është bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, sesioni i fundit për këtë legjislaturë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH