Aktualitet

Ruçi paralajmëron deputetin: S’ka njeri këllqe të më kundërshtojë mua

               Publikuar në : 14:06 - 02/07/20 liberale

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori fjalën në Kuvend, deputeti Halit Valteri u çua më këmbë për të mos lejuar të flasë.

Menjëherë i janë afruar punonjësit e sigurisë, ndërkohë që Ruçi i ka tërhequr disa herë vëmendje Valterit duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca.

Debati:

Lleshaj: S’e mbyll ti fjalën time.

Ruçi: Deputeti Valteri ulu, mos krijo…Fjalën do ta jap ta marrësh sa të duash. Kur të vijë radha. ulu, të tërheq vëmendjen për krijim…

Valteri: Nuk ulem jo.

Ruçi: Po të paralajmëroj, po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës. Halit mos bëj të fortin se do përjashtohesh nga seanca. Unë po të paralajmëroj po bëre 2 minutëshin do përjashtohesh nga seanca. S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua. Të kam paralajmëruar 3 herë deri tani. Ulu! Ti s’ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca. Ulu të thashë. Fjala nuk merret, jepet. Ulur se do të komunikoj vendimin të thashë.

Ruçi: Uluni poshtë, ule deputetin se do të jap 5 minuta pushim. Ministri i është dhënë fjala. Të mbarojë fjalën dhe pastaj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër në gojë. /Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back