Aktualitet

Ruçi i paqartë, pezullohet seanca plenare e Kuvendit

               Publikuar në : 18:04 - 18/11/20 liberale

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se seanca plenare e ditës së enjte nuk do të zhvillohet për shkak të të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Në një njoftim për shtyp, Kuvendi bëri të ditur se Ruçi i ka dërguar një kërkesë për sqarim ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik, lidhur me vijimin e seancave plenare.

Njoftimi për mediat

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020. Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit. Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back