Aktualitet

Ruçi-demokratëve në Kuvend: S'kam punë me ju, problemet tuaja...

Shkruar nga Liberale
Ruçi-demokratëve në Kuvend: S'kam punë me ju,

Lidhur me konfliktet për kreun e grupit të demokratëve në Kuvend, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thënë se janë çështje që duhet t’i zgjidhin vetë deputetet.

"Ua kam thënë edhe më parë: është e drejtë ekskluzive e deputetit të largohet nga një grup parlamentar, dhe e drejtë e grupeve të përjashtojnë anëtarët e grupeve. Në këtë punë nuk jam unë, as kryetari i Kuvendit dhe as seanca. Është e drejta juaj, nuk ka punë as kryetari as seanca. Problemet që kini brenda vetes, uluni, i zgjidhni, i konkludoni sipas rregullave demokratike të rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit, por edhe Korab Litës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH