Aktualitet

Rrufeja vret 20 krerë bagëtie në Gramsh

Shkruar nga Liberale
Rrufeja vret 20 krerë bagëtie në Gramsh

Moti i keq dhe reshjet e dendura kanë sjellë problemtaika të ndryshme në vend. Sipas Abc News, dy tufa bagëtie janë goditur nga rrufeja në Gramsh, e për pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë krerë.

Raportohet se katër barinjtë kanë qenë duke kullotur dy tufat e bagëtive kanë shpëtuar mrekullisht.

Ditën e djeshme, nga rrufeja u godit një bari në fshatin Shijon dhe për fat të mirë arriti që të shpëtonte falë ndihmës që ju dha nga mjekët.

Kujtojmë këtu se reshjet e shumta të shiut janë bërë shkak për përmbytje të zonave të ndryshme në Berat e Librazhd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH