Globi

Rrogat e papaguara, pas debateve kreu i sindikatës rrihet për vdekje nga punëtorët e Bangladeshit

Shkruar nga Liberale
Rrogat e papaguara, pas debateve kreu i sindikatës rrihet për vdekje

Policia në Bangladesh thanë se po hetojnë vdekjen e drejtuesit të njohur të sindikatës teksa përpiqej të qetësonte debatin mes pronarit të fabrikës së veshjeve dhe punonjësve, për rrogat e prapambetura.

Sindikalisti Shahidul Islam ishte të dielën duke tentuar të qetësonte një debat të ashpër të punonjësve të një fabrike për rrogat e papaguara, por përfundoi i sulmuar për vdekje prej pronarëve në kryeqytetin Daka.

45 vjeçari Shahidul Islam, u sulmua mbrëmjen e të dielës në Gazipur, një qendër e industrisë së prodhimit të veshje në periferi të kryeqytetit Daka, pasi ndërhyri për llogari të punonjësve që ishin mbledhur për të kërkuar rrogat e tyre. Ahmed Sharif, një tjetër sindikalist 35 vjeçar i cili mbeti i plagosur në sulm, tha për të përditshmen britanike The Guardian se bashkë me Islam kishin shkuar në fabrikën e veshjeve Prince Jacquard Sweater disa herë para përplasjes fatale, prej kërkesës së punonjësve për pagat e papaguara.

Pas ndërhyrjes së tyre zyrtarët e fabrikës kishin premtuar të paguanin rrogat deri të dielën, por kjo nuk kishte ndodhur.

Në momentet para sulmit Islam foli me turmën duke u kërkuar të qëndronin të qetë pasi ditën tjetër do t’i drejtohej autoriteteve shtetërore. Dëshmitarët thanë se protestuesit nisën të shanin dhe ta rrihnin pa mëshirë duke e goditur me shkelma kreun e sindikatës.

Sharif tha se kur ai dhe të tjerë arritën të ndanin viktimën nga sulmuesit, Islam ishte i plagosur rëndë dhe pa ndjenja. Islam u dërgua në spital ku shpall i vdekur.

Grupi monitorues i të drejtave Solidarity Center, dënonte vrasjen barbare duke thënë se Islam ishte një sindikalist organizator prej 25 vitesh dhe kishte ndihmuar mijëra punonjës “të merrnin paga të prapambetura apo para largimi nga puna që refuzoheshin nga punëdhënësit e tyre”.

Përfaqësuesja Kalpona Akter, tha se Islam kishte qenë dhe më parë objekt kërcënimesh e sulmesh prej detyrës së tij.

Aktivstja Dolly Akhtar, tha se beson se vrasja e Islam kishte si qëllim të frikësonte të tjerë sindikalistë ose të ndalonte punonjësit në bashkimin në sindikata në industrinë e veshjeve.

“Ne nuk do të gjejmë qetësi derisa fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi qenë dhe më përpara në këtë situatë, tani kemi humbur një nga tanët, ne do t’u tregojmë forcën e unitetit”, tha Akhtar.

Qindra punonjës e aktivistë dolën në rrugët e  Gazipur mesnatën e të dielës pas lajmit të vrasjes së  Islam, duke kërkuar të drejta për punëtorët në Bangladesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH