Aktualitet

Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohen administratori dhe dy punonjësit, shoferi çau tubin duke parkuar

Shkruar nga Liberale
Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohen administratori dhe dy

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës pas rrjedhjes së gazit në një pikë karburanti në Shkozë.

Mësohet se në pranga kanë rënë administratori i karburantit në Shkozë, 58 vjeçari me iniciale A.Ç., si dhe dy punonjës të tjerë,  shtetasi me iniciale Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe shtetasi me iniciale M. H., 54 vjeç, (shofer).

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se rrjedhja e gazit është shkatuar ndërsa shtetasi me iniciale M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi.

Ndërsa administratori i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën “Sadik Petrela”, të palicensuar për tregtimin e hidrokarbureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH