Medium Personazhe

Rritur nga prindër të të njëjtit seks, çfarë s’dimë për Sanna Marin

               Publikuar në : 16:04 - 15/12/19 liberale

Ju mund ta njihni Sanna Marin si kryeministren më të re në botë, por ka shumë më tepër pas 34-vjeçares që zuri postin e kreut të ekzekutivit në Finlandë. Rrugëtimi i saj si politikane fillon nga rritja në një familje jo konvencionale, deri në t’u bërit vetë nënë.

E rritur brenda një familjeje të të njëjtit seks

E lindur në 1985, në Helsinki, Marin u rrit nga e ëma dhe partnerja e saj femër. Familjet e të njëjtit seks vazhdojnë të jenë tabu edhe sot, megjithëse studimet po i hedhin poshtë pretendimet se prindërit e të njëjtit seks kanë një ndikim negativ tek fëmijët.

Por, krahas studimeve, Marin është shembulli ideal. “Ne nuk u njohëm si një familje e vërtetë ose e barabartë me të tjerët. Unë nuk jam ngacmuar shumë, sikurse bashkëmoshatarët e mi. Edhe kur isha e vogël, isha shumë e sinqertë dhe kokëfortë”-është shprehur dikur Marin.

Kryeministrja e Finlandës i kaloi vitet e adoleshencës duke punuar në një furrë buke. Ajo ishte gjithashtu e para në familjen e saj që shkoi në universitet. “Nëna ime ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjedhjeve të mia”-ka thënë 34-vjeçarja.

Nënë e një vajze 22 muajshe

Marin, e cila është nëna e një vogëlusheje 22 muajshe, Emma Amalia Marin, ka dokumentuar deri më tani në mënyrë aktive udhëtimin e saj të shtatzënisë dhe mëmësisë, nëpërmjet rrjeteve sociale, duke filluar nga fotografitë e shumta të së voglës, procesit të ushqyerjes me gji, si dhe rritjen e saj në ambientet e punës, duke ndikuar kështu edhe në formësimin e shumë grave të tjera.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back