Aktualitet

Rritje pagash? Mjeku-Ramës: Firmose që nesër, ç’ndodhi me bonusin?

               Publikuar në : 15:52 - 02/09/20 liberale

Mjeku i njohur, Artan koni, reagon ashpër pas premtimit të kryeministrit Edi Rama të bërë pak ditë më parë te Spitali Infektiv për rritje të konsiderueshme pagash për gjithë personelin mjekësor shqiptar, që prej muajsh po përballet me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, mjeku kirurg pyet kryeministrin Rama pse nuk i rrit rrogat që nga nesër, kur sipas tij, ka më pak mjekë.

Mesazhi i mjekut Koni:

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back