Aktualitet

Rritja e shifrave, Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

               Publikuar në : 16:31 - 10/07/20 liberale

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon se në numrat e shtuar të të infektuarve javët e fundit po dominojnë moshat e reja.

Ndonëse komplikacionet më të mëdha vijojnë ti paraqesin të moshuarit apo të sëmurët kronikë ka dhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë. Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, shprehet Pipero.

Duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese, Pipero mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, thotë Pipero për Abc News.

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back