Aktualitet

Rritja e shifrave, Manastirliu sqaron nëse vendi do mbyllet sërish

               Publikuar në : 23:01 - 28/05/20 liberale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se priteshin shifra të rritura dy javë pas hapjes më të madhe të vendit në 18 maj. E pyetur nëse vijojmë me këto numra rrezikojmë të mbyllemi sërish ose jo, ministrja sqaroi:

“Kurba vijon e sheshte pavarësisht pikëve apo rasteve ditore, që nuk përbëjnë problematikë. Ajo që përcakton kthimin mbrapa është rastet pozitive ditore, rastet e të shtruarve në spitale, fatalitetet dhe rastet e të sëmurëve rëndë të intubuar. Dy apo trefishim të rasteve të reja krahasuar me një dy javësh të mëparshëm, nëse do kishte rritje të numrit të të shtruarve, tek 80 të shtruar e nëse do kishim të intubuar 15-25 raste atëherë ne stopojmë e nuk bëjmë hapa të tjera drejt rihapjes”.

Ministrja sqaroi se shifrat e larta të të infektuarve ditët e fundit janë kontakte të të infektuarve më parë, pra nuk ka vatra të reja, por janë të izoluara.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back