Aktualitet

Rritja e rasteve, Rakacolli: Nuk përjashtojmë shtrëngimin e masave

Shkruar nga Liberale
Rritja e rasteve, Rakacolli: Nuk përjashtojmë shtrëngimin e

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore japin alarmin për përkeqësimin e situatës nga qarkullimi i variantit “Delta”, nuk e përjashtojnë shtrëngimin e masave anti-Covid.

Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ndër të tjera cilëson shqetësues faktin se ka pacientë me moshe të re të shtruar në Infektiv.

"Situata ka pasur një tendencë përkeqësuese që ka ardhur nga qarkullimi masiv i variantit delta. Java e fundit e ka treguar këtë tendencë. Është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Nëse do të ketë përkeqësime të tjera epidemiologjike, masat do të shkojnë në përputhje me situatën. Është ulur mosha e të shtruarve në spital kemi edhe pacientë 20 vjecar", tha Rakacolli për Vizion Plus.

Aktualisht në spitalin Covid 1 janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa struktura Covid 3 është gati me 165 shtretër.

"Duhet të mbushen kapacitetet e Covid 1 e pastaj kalojmë tek Covid 3. Kemi gati Covid 3 me 165 shtretër dhe të plotësuar në staf, duhet të jetë gati në çdo moment. Pas 3 do te kemi në skenar hapje të Covid4", tha drektuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pak ditë më parë Komiteti Teknik vendosi me detyrim vaksinimin e studentëve, në të kundërt nuk do të futen në auditore ose do të detyrohen të kryejnë testin aticovid në mënyrë të vazhdueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH