Aktualitet

Rritja e rasteve me koronavirus, flet Rama: Ishte e pritshme!

Shkruar nga Liberale
Rritja e rasteve me koronavirus, flet Rama: Ishte e pritshme!

Në një dalje publike në "Facebook", kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e rasteve të të infektuarve me koronavirus ishte e pritshme.

“Por bën gjënë e duhur. Duke bërë protokollet e duhura. Isha dhe jam dakord me shumëkënd që kërkonte gjithnjë ditë pas dite, kthimin në normalitet, duke thënë se shëndeti i familjeve nuk mund të dobësohej përmes një pike të caktuar. Kemi zgjedhur pikën e këshillimit, dhe jo të ndëshkimit dhe mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë. Kemi dashur që të jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe kemi thënë se numrat do të rriten. Pasojat dhe gjëja më normale. Që po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak. Ju kam kërkuar, ju kemi kërkuar vijimisht nevojën për një solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Me polici e ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk mund të disiplinosh.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH